Misioni dhe qëllimet

Misioni

Prioriteti ynë kryesor i biznesit është që të ofrojmë produktet dhe zgjidhjet më cilësore të përshtatura në mënyrë ideale në aspektin e parametrave teknike për nevojat e Klientëve tanë. Ne fokusohemi në atë që është më e rëndësishme për Kontraktorët, duke ndërtuar marrëdhënie afatgjata me ta, bazuar në një qasje individuale ndaj secilit prej tyre. Zbatimi i porosive më komplekse dhe më kërkuese është bërë më shumë se mision, si shenjë dalluese e markës INTERKrąż.

Ne gjithashtu nuk harrojmë aspektet e tjera të biznesit që janë të rëndësishme jo vetëm nga perspektiva e biznesit, por edhe nga këndvështrimi social. Në përputhje me politikën e përgjegjshme të kompanisë sonë dhe me kërkesat e përcaktuara qartë nga Bashkimi Evropian, ne zbatojmë dhe përdorim vetëm linjat e prodhimit dhe teknologjisë të cilat janë tërësisht miqësore për mjedisin. Për vite me radhë kemi përdorur një sistem që lejon rikuperimin pothuajse 100% të lëndëve të para dhe vetë procesi i prodhimit nuk gjeneron asnjë agjent të rrezikshëm në atmosferë.

QËLLIMET

o_nas3.jpg [321.91 KB]

Pas më shumë se 30 viteve të aktivitetit, ne jemi ende të uritur për zgjidhje dhe realizim të projekteve të reja që në pamje të parë duken të jenë të pamundura për t’u zbatuar, dhe sfidat e paraqitura nga realiteti i tregut, i japin energji departamentit tonë analizues - zhvillimor. Shkalla e vështirësisë rritet vazhdimisht duke na shtyrë drejt drejtimeve të reja të zhvillimit dhe përmirësimit të ofertës së produkteve.

Qëllimi kryesor i markës INTERkrąż është padyshim kënaqësia e Klientit, përmes zhvillimit të vazhdueshëm dhe përmirësimit të produkteve, zgjerimit të gamës së produkteve, përmirësimit të cilësisë së komponentëve dhe zbatimit të zgjidhjeve të reja të prodhimit që kanë për qëllim të përmirësojnë dhe të rrisin efikasitetin e ndërmarrjeve të Kontraktorëve tanë.

Pika e synuar e aktivitetit tonë është mbështetja e funksionimit, ndër të tjera të minierave nëntokësore dhe të hapura, ndërmarrjeve që shfrytëzojnë dhe përpunojnë materialet dhe lëndët e para minerale, porteve detare, aeroporteve ose gjithashtu magazinave dhe ndërmarrjeve të seleksionimit.

Ne vazhdimisht synojmë të forcojmë pozitën e markës sonë dhe të rrisim pjesën e saj të tregut jo vetëm në Poloni, por edhe në mbarë botën. Ajo që vë në lëvizje fuqinë e tregut të markës INTERkrąż, janë fuqitë prodhuese në rritje sistematike dhe sasia e shitjeve të produkteve tona që rritet nga viti në vit, si dhe baza e Klientëve që zgjerohet vazhdimisht, me shumicën e të cilëve kemi një bashkëpunim afatgjatë dhe të qëndrueshëm.

Vlerat

Që në fillim të aktivitetit tonë, ne kemi bërë çdo përpjekje që imazhi i markës INTERKrąż në sytë e Klientëve tanë të jetë sa më i mirë. Strategjia e kompanisë bazohet në marrëdhënie afatgjata me Klientët dhe çelësin e suksesit në kontaktet e shohim në një qasje individuale ndaj nevojave të secilit prej tyre.

Ne komunikim me marrësit e produkteve tona ne sigurojmë:

komoditet - qartësi - saktësi - shpejtësi - lehtësi - përballueshmëri

në çdo fazë të bashkëpunimit.

Jemi të vetëdijshëm dhe kuptojmë plotësisht faktin se nga besueshmëria e kompanisë sonë dhe nga cilësia e produkteve të ofruara varet mbarëvajtja e aktiviteteve të marra përsipër nga Klientët tanë. Duke bashkëpunuar me furnitorët më të mirë të lëndëve të para, ne garantojmë qëndrueshmërinë më të lartë të asortimentit tonë. Ajo që na dallon nuk është vetëm cilësia e lartë dhe mundësia për të përshtatur parametrat teknikë sipas nevojave të Kontraktorëve, por edhe besueshmëria në aspektin e dërgimit në kohë të komponentëve të porositur prej tyre. Cilësia më e lartë e produkteve të INTERkrąż është konfirmuar nga certifikimi i Institutit Qendor të Minierave në Katowice.