Rulet-disk

Specifikimi përshkrues

Boshti i rulit:
Shufër rrethore e sheshuar, sipas EN 10060, material: S235JR,
Shufër rrethore e tërhequr, sipas EN 10278, material: S235JR,

Trupi i rulit:
Tub çeliku me qepje, sipas EN 10219
Tub çeliku pa qepje, sipas EN 10216
Tuba precizë sipas EN 10305.
Të gjitha tuba të bëra nga lloji S235JR

Bucela:
- çeliku, e shtypur, e salduar, materiali DD11 sipas EN 10111,
- bucela prej gize, materiali gizë EN-GJL200 sipas EN 1561,

Kushinetat:
- me saçma, të tërthorta, njërreshtore
- vulosje sipas kërkesave të klientit 1Z, 2Z, 2RS,
- hapësirë radiale C3 ose C4,
- përmasat e disponueshme 6204, 6304, 6205, 6305, 6206, 6306, 6307, 6308,

Vulosja:
- Vulosja labirintike kompakte 2 ose 5 elementëshe,
- labirint i bërë nga marteriali artificial poliamid, tërësia e mbushur me graso,
- Kapaku i jashtëm dhe deflektori poliamid ose çeliku i galvanizuar,

Disqet:
- Material i përdorur poliuretani ose goma
- Përmasa të ndryshme të diskut (diametri, gjerësia)
- Tipet e përdorura të diskut A, B A+B, D

Unazat distancë:
- materiali i përdorur poliamid
- përmasat e disponueshme për tub Ø63,5; Ø88,9,
Dimensionet minimale: 160 mm
Dimensionet maksimale: 2200 mm, të lyera me bojë-pluhur deri në 2000 mm,
Shtrirje e temperaturave të punës:
Disqet prej gome -20 ° deri +90° C
Disqet prej poliuretani -30 ° deri + 180 ° C

Cilësia
Përshkrimi i produktit

Qëllimi / aplikimi

Detyra e ruleve-disk që përdoren në pjesët e poshtme të shiritit të transportuesit në rrugën e kthimit është ruajtja dhe pastrimi i linjës nga mbetjet e materialit që transportohet. Kjo është e mundur falë forcës së gravitetit dhe hapësirave të projektuara posaçërisht, të shënuara nga disqet e brendshme dhe të jashtme. Rulet mund të bëhen duke përdorur lloje të ndryshme të disqeve dhe kombinime të tyre:

disqe tip A
- disqe tip A + B
- Disqet tip A + B + unaza të distancës

Karakteristikat e produktit / përshkrimi i përgjithshëm

Rulet janë bërë nga një tub çeliku, i cili është lyer me bojë-pluhur me qëllim mbrojtjen ndaj korrozionit. Në trupin e përgatitur në këtë mënyrë janë vendosur disqet e qëndrueshme prej gome ose poliuretani, detyra e të cilave është që të drejtojnë në mënyrë efektive shiritin dhe të largojnë materialin e padëshiruar nga sipërfaqja e saj. Disqet janë bërë nga një përzierje vështirësisht të ndezshme dhe antistatike në përputhje me direktivën ATEX.
Rulet bëhen në një standard të lartë që do të thotë qëndrueshmeri e lartë dhe vulosje që siguron aftësinë për të punuar edhe në kushte të vështira, p.sh. në miniera. Për të mbrojtur ndaj korrozionit, që është veçanërisht i rrezikshëm në një mjedis të lagësht, rulet u lyen me bojë pluhur ose një shtresë zinku. Gjithashtu është përdorur një vulosje e labirintit, me cilësi të lartë me 5 elementë duke bërë që puna mes pluhurit të mos jetë më problem.

Variantet / modifikimet e porosive individuale

Në ofertën INTERKrąż ekzistojnë variante të ndryshme të ruleve me disqe me madhësi dhe lloje të ndryshme të disqeve dhe me përdorimin e unazave të distancës. Kientët mund të zgjedhin mes diametrave të ndryshëm të jashtëm të ruleve, diametrave të boshtit dhe madhësive të kushinetës. Përveç kësaj, produktet mund të personalizohen në aspektin e dimensioneve të skajit të boshtit standard.
Megjithatë, ky nuk është fundi. Ngaqë e dimë se nevojat e klientëve tanë janë të ndryshme, mundësojmë transferimin e specifikimeve individuale, sipas të cilave do të bëjmë një porosi.

Një performancë tepër e përpiktë

Rulet tona janë përdorur në kompani në mbarë botën, prandaj i kushtojmë rëndësi të madhe cilësisë së performancës së tyre. Ne e dimë se ata janë shpesh të ekspozuar ndaj kushteve pothuajse ekstreme të punës, kështu që ato duhet të jenë jo vetëm efikase, por gjithashtu jashtëzakonisht të qëndrueshme. Për të arritur këto qëllime, ne përdorim materialet më të larta të cilësisë dhe teknologjitë moderne gjatë prodhimit.
Llojet e ndryshme të skajeve të boshtit:
Të gjitha rulet-disk vijnë me mundësinë për të zgjedhur fundin e boshtit. Ekzistojnë deri në 12 lloje me përmasa dhe profile të ndryshme. Një përzgjedhje e madhe në këtë drejtim garanton mundësinë e përshtatjes individuale të modelit sipas nevojave të klientit.

Puna në kushte të vështira

Rulet karakterizohen nga vulosja labirintike me shumë nivele që përjashton rrezikun e dëmit të shkaktuar nga depërtimi i grimcave të dëmshme të tilla si pluhur ose ujë; si dhe mbrojtja ndaj korrozionit ne formën e bojës pluhur ose shtresës së zinkut.

Jetëgjatësi e lartë

Materialet me cilësi të lartë dhe vëmendja e vënë në detajet e prodhimit bëjnë që rulet e ofruara të jenë jashtëzakonisht efikase dhe jetëgjata. Ata përmbushin funksionin e tyre edhe në kushtet e vështira të punës të cilat janë karakteristike për industri të tilla si metalurgjia, industria kimike ose minierat.

Karakteristikat e produktit
  • mbrojtja kundër ndryshkut
  • puna e qetë
  • lloje të ndryshme të përfundimit të aksit