Projektimi

Projektimi

Kompania INTERkrąż ka një departament të ri konstruksiono - teknologjik, ku inxhinierët me përvojë, duke përdorur teknologjinë më të re, projektojnë të gjitha produktet tona nga A në ZH. Konstruktorët përdorin softuer profesional projektimi, modelimi, zhvillimi të simulimeve dhe analizave të të gjitha produkteve që bëjnë pjesë në ofertën e markës INTERkrąż.

Softueri profesional

Një nga mjetet themelore të përdorura nga projektuesit tanë është programi QNK në pajtim me normën DIN 22101, përdoret për llogaritjet bazë të rezistencës së lëvizjes së transportuesit dhe versioni i tij i zgjeruar QNK-TT, pasuruar me modul TASMTEST, që lejon llogaritjen e rezistencës së lëvizjes dhe qëndrueshmërisë për grupe të veçanta të ruleve, tambureve, pikave të ngarkimit dhe pajisjeve të pastrimit.

Softueri ynë lejon llogaritjen e shpejtë të rezistencës së levizjes, fuqisë së impulsit, forcave të shiritit dhe qëndrueshmërisë së shiritit për një transportues. Programi jep mundësinë për të llogaritur rezistencën e lëvizjes për shiritat me kënd të ndryshueshëm të pjerrësisë së rrugës me impuls ballor, të kthyer dhe impulse indirekte. Një mjet i dobishëm në punën tonë është dhe programi DynaBelt që është një element solid që ndihmon procesin e projektimit të shiritave transportues. DynaBelt mundëson analizën e rezultateve të studimeve të simulimit të kryera në një model transportuesi diskret, si në aspektin dinamik, ashtu dhe statik.